Preshevë – Koalicioni i ri qeverisës në Preshevë, bartësit e të cilit janë Alternativa për Ndryshim dhe grupi i qyetetarëve Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare, ka për qëllim që të filloj zhvillimin ekonomik në komunën e Preshevës, deklaroi kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihu.
Preshevë – Koalicioni i ri qeverisës në Preshevë, bartësit e të cilit janë Alternativa për Ndryshim dhe grupi i qyetetarëve Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare, ka për qëllim që të filloj zhvillimin ekonomik në komunën e Preshevës, deklaroi kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihu.
Saliu i cili është lider i LR PDSH-ës, ka deklaruar për agjensionin Beta se në këtë qëllim në koalicionin qeverisës janë ftuar edhe dy këshilltarë të listës serbe, nga të cilët pritet që të kontribuojnë lidhjeve më të forta me pushtetin në Beograd.
„Presim që të fillojmë që të punojnë në drejtim më të mirë se sa deri më tani kanë punuar partitë të cilat kanë drejtuar komunën e Preshevës gjatë 27 viteve. Prioritet për qeverinë e re është zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i gjendjes sociale në komunën e Preshevës, ku shkalla e papunësisë është rreth 70 përqind”, tha Saliu.
Ai theksoi se Lëvizja për Reforma e PDSH-ës, e cila është formuar nga pjesëtarët e Partisë Demokratike Shqiptare, të cilët vitin e kaluar janë ndarë nga kjo parti, nuk do të ndalen nga realizimi i interesave nacionale të shqiptarëve, por se në të njejtën kohë do të ketë më shumë energji në drejtim të bashkëpunimit më të mirë me organet dhe institucionet shtetërore, në të cilat pritet kontributi i listës serbe e cila është pjesë e koalicionit.
„Ne nuk i shikojmë serbët ndryshe, por sikur të gjithë qytetarët tjerë, ndërsa kemi pranuar listën serbe e cila ka përkrahur koalicionin tonë përshkak se mendojmë se është normale që edhe serbët, sikur qytetarë të Preshevës, të bëjnë aq sa munden që të kontribuojnë për të mirën e komunës së Preshevës”, tha Salihu.
Sipas fjalëve të tij, pritet që shteti të filloj në mënyrë tjetër ta shikoj komunën e Preshevës, kështu që edhe në Preshevë të fillojnë të vijnë investimet, të cilat deri më tani kryesisht kanë përfunduar në Nish dhe Leskoc, apo eventualisht në Vrajë.
Shumica e re qeverisëse në komunën e Preshevës është zyrtarizuar në mbledhjen konstituive të Kuvendit Komunal, e cila është mbajtur më 19 shkurt, pas zgjedhjeve të përkohshme lokale në këtë komunë, kur për kryetar të komunës është zgjedhur Shqiprim Arifi, lideri i APN-ës, partisë më të re në komunën e Preshevës, e cila është formuar para dy viteve. Pjesë e koalicionit të ri qeverisës në Preshevës janë edhe dy këshilltarë nga lista serbe, ndërsa në opozitë kanë mbetu Partia Demokratike Shqiptare në krye me Ragmi Mustafësn, Partia për Veprim Demokratik lider i të cilës është Riza Halimi dhe Bashkimi Demokratik i Luginës në krye me Skender Destanin.
Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues