Preshevë – Kompania "Saba Belça" nga Presheva do të mirëmbajë edhe këtë vit rrugët e Vrajës gjatë verës, sepse kjo kompani kaloi në tenderin të cilin për këtë qëllim e ka shpallur Administrata e Qytetit të Vrajës.

Puna e mirëmbajtjes së rrugëve u vlerësua në 4.9 milion dinarë, por me "Saba Belçën" u kontraktua për 3.1 milion dinarë. Kriteri i përzgjedhjes për këtë kompani ishte çmimi më i ulët i ofruar.
Për ftesën publike për këtë punë kanë arritur tri oferta, por komisioni e ka zgjedhur ofertën e presheverarit si më të mirën.
Afati për realizimin e punëve të mirëmbajtjes së rrugëve është sezoni i verës ose deri në harxhimin e mjeteve të cilat janë paraparë me kontratë.
Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues