RIPARIMI I URAVE NË MEDVEGJË TË CILAT U DËMTUAN NGA PËRMBYTJET

  • In Lajme
  • 8. February 2021.
  • 19 Views
RIPARIMI I URAVE NË MEDVEGJË TË CILAT U DËMTUAN NGA PËRMBYTJET

Medvegjë – Në mbledhjen e fundit të shtabit për situata të jashtëzakonshme në Medvegjë, u vendos që të rregullohen urat në territorin e komunës në një procedurë urgjente në mënyrë që të jenë të sigurta për përdorim. Fatkeqësitë e motit të cilat goditën Medvegjën muajin e kaluar dëmtuan gjithsej 6 ura.

Përmbytjet të cilat goditën jugun e Serbisë më 10 dhe 11 janar, prekën gjithashtu Medvegjën dhe siç thuhet në njoftimin e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme, ato shkaktuan dëme të mëdha në ura.

Në mbledhjen u vendos që është e nevojshme të riparohen urgjentisht urat ne Banjën e Sjarinës, Maqedonc, Svirac dhe lumin Moravica, si dhe Ura e Betonit në Ravna Banjë, e cila ndodhet në rrugën kryesore midis Banjës e Sjarinës dhe Marovc.

Për shkak të përmbytjeve  gjendja e jashtëzakonshme u shpall në 16 komuna në jug të Serbisë dhe banorët e Medvegjës ishin pa energji elektrike. Komuna e Medvegjës ndau gati 2 milion dinarë për dëmet e shkaktuara gjatë motit të keq.

Burimi: Juzne vesti dhe Trupi koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака