Bujanoc – Ragmi Mustafa, zyrtar i Partisë së Veprimit Demokratik (PVD), u zgjodh kryetar i ri i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KNSH).
Bujanoc – Ragmi Mustafa, zyrtar i Partisë së Veprimit Demokratik (PVD), u zgjodh kryetar i ri i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KNSH).
Seanca konstituive e këtij këshilli u mbajt në Bujanoc, ku për zëdhënës të kryetarit u zgjodh Enver Mehmeti, zyrtar i Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH), dhe u verifikuan mandatet e të gjithë 15 anëtarëve të KNSH-ës.
Shtatë anëtarë të Këshillit të opozitës u larguan nga seanca menjëherë pas verifikimit të mandatit dhe nuk votuan për kryetarin dhe zëvendësin e tij.
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve do të udhëheqë një koalicion prej gjashtë anëtarësh të Partisë për Veprim Demokratik në mandatin e ardhshëm, kryetar i të cilës është Shaip Kamberi – kryetar i komunës së Bujanocit, dy anëtarë nga Partia Demokratike e Shqiptarëve, kryetari i së cilës Raghmi Mustafa i cili ishte kryetar i komunës së Preshevës në mandatet e mëparshme, ndërsa kryetari i sapo zgjedhur i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve e ka po të njejtin emër dhe mbiemër.
Në opozitë me katër anëtarë, mbetet Alternativa për Ndryshime(AP), e cila kryesohet nga kryetari Shqiprim Arifi, i cili tani është kryetar i komunës së Preshevës, pasuar nga dy anëtarë të Partisë Demokratike (PD), udhëheqësi i së cilës Nagip Arifi i cili ka qenë kryetar i komunës së Bujanocit në disa mandate të mëparshme dhe Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike të Shqiptarëve, kryesuar nga Sami Salihu, i cili është tani kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës.
Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues