Beograd – Më shumë se 88 përqind e qytetarëve në mjediset multietnike – Medvegjë, Prijepolë, Baç dhe Baçka Pallankë, ndjehen të sigurtë në vendin ku jetojnë, ndërsa më shumë se 50 përqind ndihen më të sigurtë sot se gjatë viteve të 90-ta, ka treguar hulumtimi i Shoqatës Viktimologjisë së Serbisë (VDS).
Beograd – Më shumë se 88 përqind e qytetarëve në mjediset multietnike – Medvegjë, Prijepolë, Baç dhe Baçka Pallankë, ndjehen të sigurtë në vendin ku jetojnë, ndërsa më shumë se 50 përqind ndihen më të sigurtë sot se gjatë viteve të 90-ta, ka treguar hulumtimi i Shoqatës Viktimologjisë së Serbisë (VDS)
„Në kuadër të hulumtimit i cili është pjesë e projektit „Inkurajimi i dialogut në shoqërinë multietnike përmes fuqizimit të viktimave“, është cilësuar periudha prej fillimit të viteve të 90-ta deri në vitin 2013, përgjat së cilës është kryer edhe hulumtimi.
Sipas fjalëve të hulumtuesit të VDS-së, Nikolla Petroviqit, prej 1.423 anketues, 26,9 prej tyre kanë thënë se kanë përjetuar ndonjë formë të vuajtjes përgjat viteve 1990 deri në momentin e anketimit.
„Të anketuarit të cilët janë ballafaquar me ndonjë lloj të vuajtjes në këtë periudhën kanë deklaruar gjithsej 1.367 incidenta apo sjellje të lëndueshme“, ka theksuar Petroviq, duke shtuar se shumica e rasteve në të cilat të anketuarit kanë theksuar se më shumë kanë qenë të lënduar kanë qenë të natyrës multietnike.
Pjesa më e madhe e viktimizimit kanë ndohdë viteve 90-ta, në kohën e konfliktit të armatosur në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë e Metohi, ndërsa një pjesë shumë e vogël kanë ndodhë pas vitit 2000.
Të anketuarit nga Medvegja, me masë të madhe janë përgjigjur se kanë qenë të viktimizuar në krahasim me të anketuarit nga Baça, Baçka Pallanka dhe Prijepola.
Petroviq ka shtuar se të dhënat e hulumtimit kanë treguar në egzistimin e aspekteve të ndryshme të jo-sigurisë, si fizike, ekonomike, juridike, sociale dhe politike.
Burimi: Danas, Dnevnik dhe Trupi Koordinues