QEVERIA E JAPONISË SIGURON TË HOLLA PËR DEMINIM NË BUJANOC

  • In Lajme
  • 18. October 2018.
  • 22 Views
QEVERIA E JAPONISË SIGURON TË HOLLA PËR DEMINIM NË BUJANOC

Bujanoc – Qeveria e Japonisë do të japë 564,500 euro për të financuar harxhimet në deminimit në territorin e komunës së Bujanocit dhe në fushat e Kodrës së Turisë.

Bujanoc – Qeveria e Japonisë do të japë 564,500 euro për të financuar harxhimet në deminimit në territorin e komunës së Bujanocit dhe në fushat e Kodrës së Turisë.

Fushat e Turisë e cila është rreth nëntë kilometra nga Bujanoci, sipas vijës administrative me Kosovë dhe Metohi, duhet të pastrohet nga minat antitanke dhe këmbësorike dhe pajisje të tjera të improvizuara shpërthyese.

Në këtë lokacion ekzistojnë dy fusha të minuara me sipërfaqe të përgjithshme prej 389.200 m2.

Ambasada e Japonisë vlerëson se përfitimi i drejtpërdrejtë i këtij projekti do të jetë 43.302 banorë të komunës së Bujanocit.

Kontrata e dhurimit u nënshkrua dje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë në Beograd.

Fondacioni Ndërkombëtar për Forcimin e Sigurisë së Njerëzve (ITF), i cili kryen aktivitete të deminimit në Serbi që nga viti 2003, do të zbatojë këtë projekt në bashkëpunim me Qendrën për Deminim e Republikës së Serbisë (CZRS).

Projekti i financuar nga Qeveria e Japonisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim me Qendrën për Deminim e Republikës së Serbisë (CZRS), Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Serbisë.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinue

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака