QENDRA NË BUJANOC E GATSHME PËR PRANIM TË EMIGRANTËVE

  • In Lajme
  • 19. October 2015.
  • 10 Views
QENDRA NË BUJANOC E GATSHME PËR PRANIM TË EMIGRANTËVE

Bujanoc – Ministri për Punë, Punësim dhe për çështje Sociale dhe Veterane, Alleksandar Vulin, ka vizituar qendrën e përkohshme për regjstrim në Bujanoc, e cila është gati t’i pranoj emigrantët e parë, me çka dhe do të shpërndahet tollovia e krijuar në qendrën për regjistrim në Preshevë.

Bujanoc – Ministri për Punë, Punësim dhe për çështje Sociale dhe Veterane, Alleksandar Vulin, ka vizituar qendrën e përkohshme për regjstrim në Bujanoc, e cila është gati t’i pranoj emigrantët e parë, me çka dhe do të shpërndahet tollovia e krijuar në qendrën për regjistrim në Preshevë.

Në qendrën e Bujanocit mund për një ditë të regjistrohen deri 1.500 emigratnë, mirëpo prej dimrit dhe shiut në të mund të qendrojnë deri 150 deri sa zgjatë evidentimi i tyre.

Vulini ka theksuar se qendra e Bujanocit do të hapet sipas nevojës dhe se dhënia e urdhërit deri në funksionimin e saj janë të nevojshëm “15, por edhe për 10 minuta”.  

Ai ka thënë se në këtë mënyrë do të kemi edhe një vend ku do të mundemi që në mënyrë të plotë të plotësojmë të gjitha nevojat e emigrantëve dhe të vazhdojmë me politikiën e regjistrimit të secilit emigrant i cili kalon përmes vendit tonë.

 “Në qendër do të mundësohet ndarja e ushqimit, përkujdesi mjekësor, si dhe regjistrimi. Kjo do të kontribuojë në largimin e tollovive të mëdha në Preshevë ku për njëherë paraqitet numri i madh i emigrantëve”, tha Vulin.

Ministri ka shtuar se objekti në Bujanoc ka kushte të mira për dimër.

Ai ka thënë se gjatë orëve të pasdiës në Preshevë janë regjistruar 3.680 emigrantë dhe se pret që deri në fund të ditës ky numër të rritet deri në 5.000 njerëz.

Vulin ka theksuar se me hapjen e qendrës për regjistrim në Bujanoc i ndihmojmë emigrantët që sa më shkurt tëp resin dhe se në Preshevë do të tejkalohen ato skena kur nga Maqedonia kanë ardhuar nga 7.000 emigrantë.

„Kriza e emigrantëve është diçka që duhet të reagoni në ditë. Kjo çështje është paraparë, mirëpo edhe çështje e reaksionit ditor“, ka thënë ministri duke iu faleminderuar donatorëve të cilët kanë ndihmuar në hapjen e qendrës në Bujanoc.

Qeveria do të vazhdoj me politikën e përshtatjes së krizës së emigrantëve, ndërtimeve të kapaciteteve të përkohshme dhe do të insistoj që ajo të mos bëhet nga mjetet buxhetore, por nga mjetet e donatorëve, tha Vulin.

 „Jam faleminderues në ndihmën e deritanishme, mirëpo pres që donacionet të jenë më të shpejta dhe më të mëdha“, ka theksuar Vulin.

Të hollat të cilat i presim do të mbolojnë harxhimet e punës së njerëzve në Qendër dhe harxhimet e adaptimin e këtyre objekteve.

Sipas fjalëve të tij, Serbia nuk ka nxitur krizën e emigrantëve dhe nuk do të ishte e ndershme që të paguaj për emigrantët.

Ministri ka shtuar se shteti rregullon transportin e emigrantëve deri në qendrat regjistruese, këtë e bën edhe në Bujanoc, ku transporti është i rregulluar edhe deri në Preshevë.

„Emigrantët askund nuk i shtyjmë. Ata mund të kalojnë regjistrimin, ndërsa pas asaj a do të shkojnë më tej apo jo, ai do të jetë vendimi i tyre. Ata biletat e veta i paguajnë“, ka porositur Vulin.

Ministri pas vizitës së qendrës së përkohshme për regjistrim në Bujanoc ka vizituar qendrën e përkoshme për regjistrim në Preshevë.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака