Bujanoc, Preshevë – Punët në ndërtesën e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc me sukses iu janë afruar fundit, ndërsa studentët e parë nga nacionaliteti serb, shqiptar dhe rom që nga tetori do të kenë kushte shumë më të mira për punë.
Bujanoc, Preshevë – Punët në ndërtesën e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc me sukses iu janë afruar fundit, ndërsa studentët e parë nga nacionaliteti serb, shqiptar dhe rom që nga tetori do të kenë kushte shumë më të mira për punë.
Kontraktuesit e punëve i vizitoi kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, përfaqësuesit e Delegacionit të Unionit Europian në Serbi, Hollger Shreder dhe Riçard Masha, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe dekani i fakultetit profesori Nenad Vunjak.
Kryetari i Trupit Koordinues me këtë rast ka deklaruar se 95 përqind e punëve janë mbaruar. Ai ka thënë se punën zhvillohen sipas planit, ndërsa deri më 15 shtator do të duhej që plotësisht të kryhen dhe pas saj vazhdon pranimi teknik dhe pajisimi i kabineteve.
„Kjo do të përfundohet prej 1 tetorit, ndërsa zyrtarish hapja pritet të bëhet në mes 1 dhe 15 tetorit”, ka thënë Stankoviq, duke u shprehur i kënaqshëm që kushtet për studim të të rinjëve janë bujshëm më të mira.
Për ndërtimin e kësaj ndërtese nga fondi i UE-së janë siguruar 800.000 euro, Qeveria e Serbisë, përmes Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka investuar 20 milion dinarë, ndërsa komuna e Bujanoci 10 milion.
„Shumë më vjen mirë që ndërtimi është afër përfundimit, sepse ky është investimi më i madh i Unionit Europian në fushën e arsimit në jugun e Serbisë. Sipas informacioneve të cilat i kam marrë në terren, studentët do të duhej të fillojnë mësimin në këtë objekt në përputhje me afatet, planin dhe programin e paraparë“, ka thënë Shreder.
Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq dhe përfaqësuesi i Delegacionit të UE-së në Serbi, ka vizituar edhe Preshevën, ku janë takuar me përfaqësuesit e komunës dhe kanë vizituar qendrat për pranim të emigrantëvë ne Preshevë dhe Bujanoc.
Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, me këtë rast ka deklaruar se përshkak të arritjes së kohës së ftohtë dhe fluksit të pritur të refugjatëve me numër të madh të grave, fëmijëve dhe grave shtatëzëna është e nevojshme që të sigurohet të gjitha ato të cilat janë të nevojshme.
Ai ka theksuar se situata në Qendrën për Pranim në Preshevë dhe kampin në Miratoc është nën kontroll, duke vlerësuar punën që e kryejn me sukses përfaqësuesit të Kryqit të Kuq, policisë dhe Komesaritatit për Refugjatë.
„Sot ka më pak refugjatë se zakonisht, ndërsa çdo ditë mijëra njerëz vijnë dhe kalojnë, kështu që është e nevojshme që të sigurohen edhe objektet nga mjetet e forta“, ka thënë Stankoviq.
Ai ka theksuar se kapacitet e akomodimit për kushtet e dimrit janë të nevojshme të sigurohen dhe për përfaqësuesit e Kryqit të Kuq, policisë, Komesariatit për Refugjatë, sepse ata non-stop në terren.
Burimi: Tanjug, Danas dhe Trupi Koordinues