PUNËTORI PËR TË RINJËT NË LIQENIN E BUJANOCIT

  • In Lajme
  • 14. September 2021.
  • 17 Views
PUNËTORI PËR TË RINJËT NË LIQENIN E BUJANOCIT

Bujanoc – Beograd – Të rinjtë serbë dhe shqiptarë nga shkollat ​​e mesme të Bujanocit "Sveti Sava" dhe "Sezai Suroi" së bashku morën pjesë në punëtorinë "Kampi veror" i mbajtur në brigjet e liqenit të Bujanocit.

Brenda punëtorisë, nxënësit e shkollave të mesme të Bujanocit u shoqëruan me lojëra të ndryshme, provuan dorën e tyre në pikturë, dëgjuan tingujt e kitareve dhe nuk munguan aktivitetet sportive – ushtrime me një instruktor fitnesi.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit "Alved", i cili financohet nga organizata “People in need " dhe ambasada Britanike, dhe u zbatua me ndihmën e organizatës joqeveritare “Beyond”.

Rreth tridhjetë nxënës të shkollave të mesme shijuan aktivitetet e përbashkëta në një projekt që synon të shoqërojë dhe inkurajojë krijimtarinë, me momente të paharrueshme me bashkëmoshatarët nga shkollat ​​e tjera.

Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака