Ruajtja e liberalizimit të vizave është interes i përbashkët i të gjithëve në Sërbi, erdhi në përfundim nga takimi i djeshëm i përfaqësuesve të Qeverisë së Sërbisë dhe përfaqësuesve të komunitetit shqipëtar.
Ruajtja e liberalizimit të vizave është interes i përbashkët i të gjithëve në Sërbi, erdhi në përfundim nga takimi i djeshëm i përfaqësuesve të Qeverisë së Sërbisë dhe përfaqësuesve të komunitetit shqipëtar.
Në takimin e mbajtur në Beograd kanë biseduar ministri i punëve të mbrendshme Ivica Daçiq, ministri i të drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe njëherit kryetari i trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Milan Markoviq, përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqipëtar në Kuvendin e Sërbisë Riza Halimi nga Partia për veprim demokratik, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshillit Nacional të shqiptarëve Galip Beqiri.
Në konferencën për gazetar pas takimit ministri Daçiq tha se nëpër kufij do të përforcohet kontrollimi për mundsin e zvoglimit të numrit të azilantëve të rrejshëm, mirpo shtoi se policia do ti rrespektoi të drejtat e njeriut si dhe pa krijuar armiqësi ndaj atyre nacionaliteteve prej të cilëve është numri më i madh i azilantëve.
Daçiq shtoi se përfaqësuesit e Qeverisë për problemet e azilantëve të rrejshëm së shpejti do të flasë me përfaqësuesit e nacionalitetit romë. Në mes të azilantëve të rrejshëm nga Sërbia më së shumti janë romët dhe shqiptarët.
„Liberalizimi i vizave nuk mund të vëhet në pyetje”, tha Halimi dhe tha se në këtë drejtim duhet së bashku të punojnë përfaqësuesit e Qeverisë dhe krerët e komunitetit shqipëtar, si dhe përfaqësuesit e vendeve europiane në të cilat shkon numri më i madh i azilantëve.
Kryetari i trupit Koordinues ministri Mrkoviq tha se situata ekonomike është arsyeja kryesore për të cilën azilantët e rrejshëm shkojnë në vendet e Unionit Europian.