PUNA E KUZHINËS POPULLORE NË KOMUNËN E PRESHEVËS

  • In Lajme
  • 10. October 2017.
  • 16 Views
PUNA E KUZHINËS POPULLORE NË KOMUNËN E PRESHEVËS

Preshevë – Kuzhina popullore në Preshevë ka rreth 400 shfrytëzues prej të cilëve gjysma jeton në bashkësitë e largëta lokale dhe fshatrat, në të cilat vaktet i dërgohen në mënyrë që ta marrin nga një vakt në ditë.

Preshevë – Kuzhina popullore në Preshevë ka rreth 400 shfrytëzues prej të cilëve gjysma jeton në bashkësitë e largëta lokale dhe fshatrat, në të cilat vaktet i dërgohen në mënyrë që ta marrin nga një vakt në ditë.

Sekretari i Kryqit të Kuq në Preshevë, Ahmet Halimi, thotë se në komunën e Preshevës ka shumë amviseri fshatare të socialisht të rrezikuara.

Kryqi i Kuq për këtë ka vendosur që edhe në katër fshatra me numrin më të madh të shfrytëzuesve ta hap pikat e kuzhinës popullore, si edhe në vendbanimin Stacion Hekurudhor në hyrje të Preshevës, ku çdo ditë ushqimi ndahet i cili përgaditet edhe për shfrytëzuesit në Preshevë.

„Këtë ushqim me furgonin tonë çdo ditë e dërgojmë deri në Stacionin Hekurudhor, Sllavujevcë, Svinjishtë, Miratoc dhe fshatin Maxhere dhe ushqimi atje ndahet, sepse është në pyetje popullata e socialisht e rrezikuar, si psh. të vjetërit, të cilët nuk janë në gjendje që të vijnë në Preshevë dhe se për këtë udhëtim nuk kanë llogari”, tha Halimi.

Punën e kuzhinës popullore në Preshevë, përveç Kryqit të Kuq të Serbisë e ndihmon edhe vetqeverisja lokale e cila paguan harxhimet e punës së kuzhinës popullore dhe faturat e rrumës.

“Komuna e Preshevës është në mesin e të fundit në Serbi e cila e ka hap kuzhinë popullore, nevojat ndoshta janë edhe më të mëdha për tani, në tri muajt e parë kemi përfshirë ata të cilët janë më të rrezikuar”, tha Halimi.

Kuzhina Popullore në Preshevë ka filluar të punoj më 15 korrik, ndërsa pajisjet për përgaditjen e ushqimit i ka dhuruar organizata joqeveritare gjermane “Help”.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака