Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Përveç se parave dhe pajisjeve, për çka kanë mundur të aplikojnë, sipërmarrësit nga jugu i Serbisë mendojnë se rëndësia e Projekti të përkrahjes së zhvillimit të sektorit privat dhe njohja e njerëzve …
Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Përveç se parave dhe pajisjeve, për çka kanë mundur të aplikojnë, sipërmarrësit nga jugu i Serbisë mendojnë se rëndësia e Projekti të përkrahjes së zhvillimit të sektorit privat dhe njohja e njerëzve gjatë seminarëve dhe ligjeratave të ndryshme, ata kanë mësuar se si ta shkruajnë dhe në mënyrë të drejtë ta realizojnë biznes planin.
Përveç se hapjes dhe fillimit të biznesit të ri, me projekt janë financuar edhe kompanitë egzistuese të vogla, ndërsa siç thotë Goran Stamenkoviq, pronar i firmës për përpunimin dhe konzervimin e frutave “Natural Magic” nga Bujanoc, mjetet janë shfrytëzuar për zgjërimin e prodhimit.
„Jam shfrytëzues i grantit të ndihmës me të cilën kam arritur ta rris prodhimin. Përveç kësaj, kemi sjellë prodhime të reja, me të cilën na zgjërohet, dhe kështu përveç kësaj, do të punësojmë edhe 3 punëtorë të rinj, tha Stamenkoviq.
Projekti Mbështetje për zhvillimin e sektorit privat në jug dhe jugperëndim të Serbisë po zbatohet nga Agjencia e Zhvillimit të Serbisë, në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID) dhe agjencitë rajonale të zhvillimit. Realizimi i projektit u ndihmua edhe nga qeveritë lokale.
Përveç ndërmarrjeve të vogla dhe sipërmarrësve, sipas Qendrës për Zhvillimin e Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës, përfituesit e projektit janë grupe, shoqata, të rinj dhe gra, ndërsa përveç ndihmës financiare janë organizuar trajnime, konsultime dhe edukime të ndryshme gjatë projektit.
Në këtë projekt morën pjesë 68 kompani nga zona e Rrethit të Jabllanicës dhe Pcinjës. Për 4 vite për sa edhe projekti u zbatua, 50 punonjës fituan punë të përhershme, ndërsa 200 punonjës u angazhuan sezonalisht, ndërsa vlera e përgjithshme e projektit ishte 28.4 milion dinarë.
Në realizimin e projektit kanë marrë pjesë qytetet dhe komunat e jugut të Serbisë, gjegjësisht Vraja, Leskoci, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si edhe shtatë qytete dhe komuna nga jugperendimi i Serbisë.
Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues