Në kuadër të programit EU PROGRES-it është shpallë ftesa e parë për përkrahje në projektet të cilët do të realizohen në bashkëpunim me vetqeverisjet lokale dhe organizatat e shoqërive civile, të cilat kanë për qëllim rimëkëmbjen ekonomike të grupeve të rrezikuara të Serbisë juglindore dhe jugperendimore.
Në kuadër të programit EU PROGRES-it është shpallë ftesa e parë për përkrahje në projektet të cilët do të realizohen në bashkëpunim me vetqeverisjet lokale dhe organizatat e shoqërive civile, të cilat kanë për qëllim rimëkëmbjen ekonomike të grupeve të rrezikuara të Serbisë juglindore dhe jugperendimore.
Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës do të mbështesë me 46 milion dinarë realizimin e projektit në kuadër të Fondit për pjesëmarrje të qytetarëve. Të gjithë projektet duhen të jenë bazuar në strategjitë komunale të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të kontribuojnë në këto prioritete: punësim, zvogëlimin e varfërisë dhe rritjen e pjesëmarrjes së grupeve të prekshme në shoqëri; promovimin e dialogut interkulturor; ndërgjegjësimit mbi problemet e migracionit dhe zvoglimin e tregëtisë me njerëz.
Për projektet individuale, të cilët janë rezultat i partneritetit në mes të organizatave civile dhe vetqeverisjeve lokale, do të ndahen maksimalisht 2,3 milion dinarë. Në rast se në partneritet janë të kyçura minimum dy organizata dhe dy komuna, vlera maksimale e mbështetjes do të jetë 4,6 milion dinarë. Njëri ndër parakushtet e konkursit është që organizatat e partneritetit të sigurojnë kontributin finansiar të më së paku 10 % të vlerës së pjesëmarrjes së donatorit. Vlera e përgjithshme e projekteve individuale nuk guxon të kaloj shumën e 4,6 milion dinarë dhe 9,2 milion dinarë kur janë të kyçura dy organizata dhe dy komuna.
Në programin PROGRES Europian janë të kyçura 34 vetqeverisje lokale, prej të cilave 25 nga jugu i Serbisë: Prokupla, Bllaca, Zhitoragja, Kurshumlija, Leskoci, Bojniku, Vllasotinca, Lebani, Medvegja, Cërna Trava, Vranja, Bosilegradi, Bujanoci, Vlladiçin Hani, Presheva, Surdolica, Tërgovishta, Brusi, Aleksinca, Gaxhin Hani, Dolevaci, Meroshina, Sërlingu, Babushinca dhe Bella Pallanka.
Burimi:Jugmedia dhe Trupi Koordinues