Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe Qendra Rinore nga Presheva do të paraqesë sot në Bujanoc dhe Preshevë programin kyçja aktive e të rinjëve në jetën shoqërore dhe politike në bashkësitë lokale.

Të rinjëve në Preshevë dhe Bujanoc do t’i ofrohet realizimi i praksës në organizatat e shoqërisë qytetare, ndjekja e kurseve të gjuhëve të huaja, trajnime rreth teknikave te gazetarisë, si dhe punëtori me këshilla në temën si të fillohet biznes privat.
Pjesëmarrësit do të njoftohen me principet dhe praktikën e organizatave të shoqërisë civile në kuadër të qendrave rinore dhe ata gjithashtu do jenë të lidhur me moshatarët e tyre të kyçur në punën e OJQ dhe mediave nëpër komunat e tjera në Serbi.
Ky lloj i qasjes do të i mundësojë të rinjëve që të fitojnë aftësitë e nevojshme përmes ndihmës qe më lehtë do të i tejkalojnë dallimet etnike, fetare dhe politike.Këtë projekt financon Agjensioni amerikan për zhvillim ndërkombëtarë (USAID) përmes programit „Iniciativa e avokimit për shoqëri të qyteteruar“ i cili udhëheqet nga Instituti për bashkësi të qëndrueshme (ISC).