Beograd – Programi i ri i BE-së për zhvillim "EU PRO" ka shpallur katër thirrje publike për përmirësimin e infrastrukturës në 99 vetëqeverisje lokale në Republikën e Serbisë, duke përfshirë komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për të cilat janë ndarë dhjetë milionë euro.
Beograd – Programi i ri i BE-së për zhvillim "EU PRO" ka shpallur katër thirrje publike për përmirësimin e infrastrukturës në 99 vetëqeverisje lokale në Republikën e Serbisë, duke përfshirë komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për të cilat janë ndarë dhjetë milionë euro.
Qeveritë lokale do të kenë mundësi përmes ftesave publike të hartojnë dhe realizojnë projektet që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës publike dhe të biznesit, si dhe zhvillimin e planifikimit dhe dokumentacionit teknik.
"Nëpërmjet ftesës për të përmirësuar infrastrukturën publike, BE do të mbështesë ndërtimin dhe rindërtimin e institucioneve publike, institucioneve arsimore, shëndetësore dhe të mirëqenies sociale me mbi 5.2 milion euro dhe kështu të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së popullsisë", thuhet në deklaratën e këtij programi.
Janë ndarë 3.7 milion euro për përmirësimin e infrastrukturës së biznesit, ndërsa brenda asaj thirrje, qeveritë lokale do të jenë në gjendje të marrin fonde për pajisjen e zonave industriale, parqeve teknologjike ose destinacioneve turistike me qëllim që të tërheqin investime të reja.
Për financimin e dokumentacionit teknik janë siguruar 300,000, ndërsa për dokumentacionin e planifikimit janë janë siguruar 750,000 euro.
Për t`i plotësuar kushtet e konkursit dhe mënyrën e aplikimit, EU PRO në periudhën prej 8 deri më 18 maj 2018, do të mbajë sesione informuese për të gjitha qeveritë e interesuara lokale, ndërsa detajet e të gjitha thirrjeve, dhe koha dhe vendi i séances do të jenë të shpallura në ditët në vijim.
Këto janë aktivitetet e para të EU PRO përmes të cilit BE-ja gjatë tri viteve të ardhshme do të ndajë 25 milionë euro për të mbështetur zhvillimin lokal, dhe e cila do të realizohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS) në partneritet me Qeverinë e Republikës së Serbisë.
Programi i ri do të përfshijë 99 qytete dhe komuna në Shumadi, si dhe Serbinë perëndimore, jugore dhe lindore.
Burimi: Nishke Vesti dhe Trupi Koordinues