Bujanoc – Vendi për vaksinimin e popullatës kundër koronavirusit në Bujanoc do të vendoset në ndërtesën e Fakultetit Ekonomik. Vaksinimi pritet të fillojë javën e ardhshme.
Bujanoc – Vendi për vaksinimin e popullatës kundër koronavirusit në Bujanoc do të vendoset në ndërtesën e Fakultetit Ekonomik. Vaksinimi pritet të fillojë javën e ardhshme.
Shtabi i Emergjencave Komunale vendosi të shtunën që imunizimi i popullatës të kryhet në Fakultetin Ekonomik.
Vendimi u mor bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale.
“Vaksinimi do të fillojë javën e ardhshme. Qytetarët e interesuar mund të aplikojnë në uebfaqen www.euprava.gov.rs”, njoftoi Shtabi.
Në seancë u vlerësua se brenda luftës kundër pandemisë kovid-19 dhe zbatimit të të gjitha masave mbrojtëse, imunizimi i popullatës është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e shëndetit të njerëzve dhe eleminimin e pandemisë.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues