Bujanoc – Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç përfundoi vizitën dy-ditore në Rrethin e Pçinjës me një mesazh se shumë më tepër mund të bëhen për komunat e atij rajoni dhe do të investojë shumë energji, përpjekje dhe punë në mënyrë që njerëzit të jetojnë më të mirë.
Bujanoc – Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç përfundoi vizitën dy-ditore në Rrethin e Pçinjës me një mesazh se shumë më tepër mund të bëhen për komunat e atij rajoni dhe do të investojë shumë energji, përpjekje dhe punë në mënyrë që njerëzit të jetojnë më të mirë.
Gjatë vizitës në Bujanoc, presidenti Vuçiç tha se ka vizituar shumë vende në Serbi, por se kurrë nuk kishte parë "dëshprim dhe frikë të njerëzve për shkak të mungesës së punës në radhë të parë", ashtu si në Bujanoc.
"Në Bujanoc u dakorduam që të rregullohet rruga nga fshati Lilance deri Bogdanovc, në gjatësi prej tre kilometrash, të zgjidhet çështja e ujërave të zeza për Rakovcin nga huaja e bankës së Këshillit të Europës, të përpiqemi për të zgjidhur çështjen e therrtores dhe çështjen e “Gomoplastikës ", dhe të kujdesemi që serbët të mos lihen pas dore", tha presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Pas bisedimeve me qytetarët e Bujanocit, ai tha se serbët dhe shqiptarët janë të preokupuar nga të njëjtat brenga.
Duke deklaruar se 70% e popullsisë në Bujanoc dhe rrethinat e saj jetojnë nga blegtoria, Vuçiq tha se shteti do të gjejë thertoren sepse ekziston një treg i siguruar, por është e nevojshme të rritet prodhimi i gjedheve.
"Zmadhoni për tre herë, dhjetë herë, e kemi tregun për këtë, në Turqi, në Kinë … Por ne nuk kemi aq lopë sa mundemi për të eksportuar," tha Vuçiç.
Duke folur për Banjën e Bujanocit, Vuçiq tha se ajo është shumë e rëndësishme për të gjithë rajonin dhe se është e nevojshme për të gjetur investitorë.
Presidenti Vuçiq tha se shteti do të ndihmojë turizmin rural në Bujanoc dhe rrethinat e tij, për të zgjidhur çështjen e infrastrukturës, shërbimeve, energjisë elektrike, trafo stacionit, por që dikush duhet të investojë edhe paratë e tyre.
Presidenti tha gjithashtu se shteti do të përpiqet të gjejë një investitor për Gumoplastikën, kompani që u mbyll në vitin 1997.
"Për këdo që investon në Gumoplastika, jemi gati të japim subvencione për vendin e punës, japim lehtësim tatimore, subvencione deri në 50% të investimit … Por ne duhet të gjejmë dikë që do të udhëheqë biznesin, i cili është i interesuar, i cili ka një treg për këto produkte" , tha Vuçiq.
Qytetarët me të cilët bisedoi Vuçiq thanë se autoritetet lokale shqiptare më shumë përkujdesen për "shqiptarëve të tyre" se sa për interesat serbe.
Vuçiq në Bujanoc porositi Trupin Koordinues të Qeverisë së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë se ata duhet të bisedojnë me njerëzit, t'i dëgjojnë se cilat janë problemet e tyre. Duhet parë dhe "hapur" shqiptarët për të biseduar, tha Vuçiq dhe shtoi se me ata duhet të punojnë së bashku. Vuçiq tha se një numër i madh njerëzish nga rajoni, Rumania, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina dhe vende të tjera ka shkuar në Gjermani për një cikël të madh investimesh në atë vend. Ai gjithashtu thotë se sektori privat duhet të përcjell fitimet në sektorin publik, përkatësisht që punonjësit e tyre gjithashtu të kenë paga më të larta.
Vuçiq e pyeti kryetarin e Trupit Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë Zoran Stankoviq, se si shqiptarët në këto komuna sillen me shtetin, në çka Stankoviq tha se ata respektojnë ligjet e Serbisë.
Stankoviq vuri në dukje se shkalla e krimit në këto komuna është më e ulët se në pjesët e tjera të Serbisë, se nuk ka dhunë në baza kombëtare dhe se situata është e kënaqshme në këtë drejtim.
"Ne kemi arritur rezultatin, por mund të jetë më mirë, shpresojmë që pas kësaj vizite dhe qytetarët do të jenë më të kënaqur", tha Stankoviq.
Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues