Preshevë – Mjekët ushtarak në Preshevë çdo ditë kontrollojnë prej 60 deri 150 burra, gra dhe fëmijë nga shtetet e Lindjes së Afërt.
Preshevë – Mjekët ushtarak në Preshevë çdo ditë kontrollojnë prej 60 deri 150 burra, gra dhe fëmijë nga shtetet e Lindjes së Afërt.
„Mjekët e Spitalit Ushtarak të Nishit janë angazhuar në Preshevë, prej 21 qershorit e deri më 31 shtator, kanë kontrolluar më shumë se 6000 persona”, ka thënë nënkolonel, Goran Millojkoviq nga Spitali Ushtarak i Nishit.
Ai ka thënë se edhe mjekët ushtarak kanë pasur pacienta “të moshës prej dy vjet e deri 70”, dhe se më së shumti ankohen në infekscionet respiratore dhe pengesave gastro për shkak të mosushqyerit.
“Ka pasur disa raste të sëmudjeve virusale posaçërisht tek fëmijët… mirëpo nuk është evidentuar asnjë rast i sëmundjeve ngjitëse, gjë e rëndësishme për shëndetin publik”, tha Millojkoviq.
Ai ka deklaruar se mjekët “në ditë kontrollojnë në mes 60 e 150 personave, varësisht nga fluksi që vjen nga Maqedonia”.
Sipas fjalëve të tij, mjekët ushtarak shumë mirë bashkëpunojn me kolegët nga sistemi civil i mbrojtjes shëndetësore, të cilët gjithashtu janë të angazhuar në Preshevë dhe Miratoc.
Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues