Preshevë – Kontrolli i përbashkët kufitar midis Serbisë dhe Maqedonisë Veriore do të fillojë zyrtarisht në fund të gushtit, pasi që ranë dakord dy kryeministrat e dy vendeve.
Preshevë – Kontrolli i përbashkët kufitar midis Serbisë dhe Maqedonisë Veriore do të fillojë zyrtarisht në fund të gushtit, pasi që ranë dakord dy kryeministrat e dy vendeve.
Më 12 korrik, Serbia dhe Maqedonia Veriore nënshkruan një Marrëveshje për krijimin e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë.
Për udhëtarët dhe kamionët që lëvizin nga Serbia drejt Maqedonisë Veriore, Shërbimi Kufitar Serb do të kryejë kontrolle të daljeve në territorin e Maqedonisë Veriore, ndërsa për ata që udhëtojnë në drejtim të kundërt, kontrollet e daljeve do të kryhen në shërbimet kufitare maqedonase në vendkalimin kufitar Preshevë.
Koncepti i Kontrollit të Kufijve të Përbashkët (One Stop Shop) nënkupton thjeshtimin e procedurave të kryera në një vendkalim kufitar të vetëm.
Dogana e përbashkët do të mundësojë shkallë më të madhe të harmonizimit të kontrolleve kufitare dhe zbatimin e përmirësuar të konceptit të integruar të administrimit të kufijve, i cili do të zvogëlojë mundësinë e mashtrimit doganor, për shkak të pasqyrimit të drejtpërdrejtë në dokumentacionin që shoqëron mallrat, të cilat gjithashtu do të përshpejtojnë rrjedhën e udhëtarëve dhe mallrave.
Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues