Vranjë – Në Vranjë nga 21 deri më 27 janar do të mbahet manifestimi shpirtëror kulturo-arsimor “Java e Savës së Shenjt” e cila gati 28 vite organizohet në nder të edukatorit dhe Kryepeshkopit të parë Savës së Shenjt.
Vranjë – Në Vranjë nga 21 deri më 27 janar do të mbahet manifestimi shpirtëror kulturo-arsimor “Java e Savës së Shenjt” e cila gati 28 vite organizohet në nder të edukatorit dhe Kryepeshkopit të parë Savës së Shenjt.
Kryebashkiaku i Vranjës Slobodan Milenkoviq të dielën më 21 janar në ora 19:00 në Galerinë e muzeut popullor do të hapë manifestimin e këtij viti, ku është planifikuar prezentimi i korit të shkollës së Muzikës “ Stevan Mokranjac” dhe hapjen e ekspozitës së “Drugdhendësit dhe bakërgdhendësit” të Muzeut SPC në Beograd.
Ditën e dytë të “ Javës së Shenjt të Savës” pjesëmarrësit e Qendrës rajonale për talent do të paraqesin shfaqje teatrale “Tregimi mbi Savën e Shenjt” ndërsa aktorët e Teatrit “Bora Stankoviq” do të aktrojnë “Mrekullit e Savës së Shenjt”
Të marten, 23 janar, në program është portreti letrar i Ljubica Arsiqit, kur para autorës do të flas Aleksandar Jerkov, kritik letrar.
Të mërkurën më 24 janar, do të hapet ekspozitura e artit figurative punuar nga nxënësit nga garat me rastin e “Javës së Savës së Shenjt” më pas ekspozitura e ikonave të pjesmarrësve të punëtorive të Univerzitetit Kombëtar dhe nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa kurora e asaj mbrëmje do të jetë shpërndarja e cmimeve recituesve më të mire, autorëve të veprave letrare dhe figurative dhe ekipit më të mire të kuizit të “Savës së Shenjt” si dhe promovimi i revistës “Ditëve të gëzuar”
Të ejten, 25 janar do të organizohet takimi letrar interaktiv, gjegjësisht biseda e shkrimtarëve Vlaste Celiqa, Violeta Joviq dhe Zhikice Dimitrijeviqi me nxënësit dhe fëmijët të Entit parashkollor “Fëmiu yn”. Nga ora 19:00 mbrëmje kulturore në hallën sportive në Vranjë do të ket grupa “Legende”
Akademija shpirtërore e Savës së Shenjt do të mbahet me 26 janar, ndërsa në ditën e Savës së Shenjt është parapar liturgija e shenjt dhe prerja e embëlsirave si dhe dhënia e cmimëve “Sava i Shenjt” për vitin 2017.