Bujanoc – Policia e Vranjës në Tërnoc të Madh të komunës së Bujanocit ka konfiskuar përkohësisht dy tonë duhan të papërpunar dhe dy makina për prerjen e duhanit, ka njoftuar Administrata Policore e Vranjës. Sipas fjalëve të Dragan Stamenkoviqi, dhënësit të Administratës Policore të Vranjës, duhani është marrë nga tre persona të Tërnocit të Madh në Bujanoc.
„Përshkak dyshimit se është kryer vepër penale të tregëtisë të paligjshme, policia për personat në fjalë do të ngre padi penale në procedurë të rregullt“, ka deklaruar Stamenkoviq.
Stamenkoviq ka deklaruar se familjarët e personave në fjalë kanë prodhuar duhan dhe pa leje janë përpunuar dhe lëshuar në treg.
Policia aksionin në Tërnoc të Madh ka kryer sipas urdhërit të gjykatësit komunal për procedurë paraprake, ndërsa duhani i konfiskuar është vendosur në magazinat e kompanisë “British American Tobacco” (BAT) në Vranjë.
Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues