PËRMES “RELOADËS“ DERI NË PUNËSIM

  • In Lajme
  • 15. July 2014.
  • 17 Views
PËRMES “RELOADËS“ DERI NË PUNËSIM

Vranje – Organizata “Reload” nga Vranja realizon projektin nëntëmujor me emër “Me internet deri në punësim”, të cilin e ka përkrah Ministria e Tregëtis, Turizmit dhe Telekomunikacionit, ka njoftuar kjo organizatë. Projekti është dedikuar për të rinjët dhe personat me aftësi të kufizuara, ndërsa në të mund të marrin pjesë gjithë banorët e rrethit të Pçinjës.

Vranje – Organizata “Reload” nga Vranja realizon projektin nëntëmujor me emër “Me internet deri në punësim”, të cilin e ka përkrah Ministria e Tregëtis, Turizmit dhe Telekomunikacionit, ka njoftuar kjo organizatë. Projekti është dedikuar për të rinjët dhe personat me aftësi të kufizuara, ndërsa në të mund të marrin pjesë gjithë banorët e rrethit të Pçinjës. Në kuadër të projektit do të mbahet tribuna dhe trajnimi falas për punësim përmes internetit. Më shumë se 1000 persona përmes tribunës, trajnimit dhe fushatës së këtij projekti do të informohen rreth punës dhe përfitimit nga interneti. Në këtë mënyrë “Reload” do të ndihmojë banorëve të rrezikuar dhe do të ndikojë zhvillimit të rajonit të jugut të Serbisë.

Projekti do të prezentohet në Vranjë, Bujanoc, Vranjska Banjë dhe Vlladiçin Han.

BURIMI: Jugmedia dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака