PËR “TEPRICËN” NË BUJANOC NGA 250 EURO PËR NJË VIT SHTAZH

  • In Lajme
  • 9. November 2017.
  • 26 Views
PËR “TEPRICËN” NË BUJANOC NGA 250 EURO PËR NJË VIT SHTAZH

Bujanoc – Në Administratën Komunale të Bujanocit dhe kompanitë publike 40 punëtorë janë tepricë, ndërsa racionalizimi i cili shumë është vonuar, do të filloj me sjelljen e vendimit të ri mbi numrit maksimal të punësuarve.

Bujanoc – Në Administratën Komunale të Bujanocit dhe kompanitë publike 40 punëtorë janë tepricë, ndërsa racionalizimi i cili shumë është vonuar, do të filloj me sjelljen e vendimit të ri mbi numrit maksimal të punësuarve. Sipas fjalëve të kryeshefit të Repartit të Financave, Boban Pavlloviq, ky vendim do të duhej që të miratohet në senacën e ardhshme të kuvendit, e cila do të mbahet në javën e ardhshme.

„Numri maksimal i të punësuarve në sektorin publik duhet të shkurtohet në 467. Ne kemi filluar bisedimet me punëtorët, ndërsa pikë sëpari shikojnë ata të cilët i plotësojnë kushtet për pension, ndërsa bisedohet edhe me të punësuarit të do t`i plotësojnë kushetet për pension pas dy viteve pune”, tha Pavlloviq.

Ai shtoi se në këtë mënyrë do të shkojnë deri 30 punëtorë, dnërsa për tjerët është i gatshëm programi social.

“Është ofruar programi social – 250 euro për një vit shtazh, ose maksimalisht 6.000 euro dhe ka të interesuar për këtë opsion”.

Pranë Admnistratë Komunale, racionalizimi përfshinë KP “Komunalia”, Qendrën Sportive “Rinia”, Organizatën Turistike në Bujanoc, Bibliotekën “14 Nëntori”, Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” dhe IP “Gëzimi Ynë”.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака