PËR KRYETAR TË GJYKATËS TRE KANDIDATË

  • In Lajme
  • 18. March 2019.
  • 22 Views
PËR KRYETAR TË GJYKATËS TRE KANDIDATË

Bujanoc – Tre kandidatë kanë kandiduar për kryetar të Gjykatës Themelore në Bujanoc – u.d i kryetarit të tanishëm Stanka Krstiq, Svetozar Simiç dhe Drago Stojilkoviç.

Bujanoc – Tre kandidatë kanë kandiduar për kryetar të Gjykatës Themelore në Bujanoc – u.d i kryetarit të tanishëm Stanka Krstiq, Svetozar Simiç dhe Drago Stojilkoviç.

Të tre kandidatët janë gjyqtarë dhe gjukatë amë e tyre është Gjykata e Bujanocit.

Më 20 mars ata do të kenë intervistë me Komisionin për Vlerësimin e Kandidatit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (VSS).

Këshilli i Lartë Gjyqësor (VSS) njoftoi kohët e fundit shpalljen e zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Themelore në Bujanoc.

Sa për rikujtim, vendi i kryetarit ka mbeti vakant pasi ish-kryetari Bojan Milenkoviç ndërroi jetë më 19 nëntor 2018.

Këshilli i Lartë Gjyqësor (VSS) ka shpallur konkurs për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Themelore në Bujanoc.

Sipas Ligjit mbi Gjyqtarët, për kryetar të gjykatës mund të zgjidhet gjykatësi i cili ndodhet në funskionin e përhershme të gjykatësit në gjykatë ose në shkallë më të lartë, kandidati i cili mund të zgjidhet si gjykatës duhet të ketë aftësi për të menaxhuar dhe organizuar punën në gjykatë, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака