PËR BIZNESMENËT NGA PRESHEVA, BUJANOCA DHE MEDVEGJA 40 MILION DINARË NË KONKURSIN E TRUPIT KOORDINUES

  • In Lajme
  • 8. June 2021.
  • 15 Views
PËR BIZNESMENËT NGA PRESHEVA, BUJANOCA DHE MEDVEGJA 40 MILION DINARË NË KONKURSIN E TRUPIT KOORDINUES

Beograd – 16 milion dinarë janë planifikuar për ndërmarrjet nga Bujanoci në konkursin e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujano0c dhe Medvegjë, 15.4 dinarë për biznesmenë nga Presheva dhe 8 milion dinarë për kompanitë nga Medvegja.

Një total prej 40 milion dinar është planifikuar të shpërndahet, që është 10 milion më shumë se vitin e kaluar. Fondet e alokuara parashikojnë bashkëfinancim të projekteve të sipërmarrësve dhe ndërmarrjeve të vogla që kanë tendencë të rritjes dhe punësim të ri.

Qëllimi i konkursit është të financojë prokurimin e pajisjeve dhe makinerive për bizneset që plotësojnë kërkesat e këtij konkursi.

Shërbimi i Trupit Koordinues do të bashkëfinancojë deri në 70% të kostove (neto) (pa përfshirë taksën e vlerës së shtuar) të prokurimit.

Shikimin, kontrollin e korrektësisë formale, vlerësimin e aplikacioneve dhe vendimmarrja për alokimin e fondeve për subvencione, kryhet nga Komisioni, i cili formohet me vendimin e u.d drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Çdo aplikacion vlerësohet në bazë të kritereve për vlerësimin e aplikimeve dhe bëhet një listë renditje bazuar në numrin e pikëve në përputhje me kriteret.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për konkurs është 19 korrik 2021.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака