Bujanoc – Mësimi për të gjithë vitet në Paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc nuk do të filloj siç është paralajrmuar më herët, të henën, më 19 tetor, por shtatë ditë më vonë, përkatësisht më 26 tetor.

„Fillimi i vitit të ri shkollor për të gjithë studentët e këtij Fakulteti ka qenë i planifikuar për të hënën. Mirëpo, për arsye të çështjeve të organizimit, punimeve në ndërtes dhe protokolit të hapjes solemne, fillimi i vitit shkollor është dashur të shtyhet për shtatë ditë“, ka thënë Zoran Velinoviq, koordinator në këtë fakultet.
Velenoviq thotë se prof. dr Aleksandar Grubor, prodekan në Fakultetin Ekonomik të Suboticës, do ta zyrtarizoj hapjen e vitit shkollor për brucoshat në ora 9 e 30 minuta, ndërsa gjysmë ore më vonë për studentët e vitit të dytë, tretë dhe të katërt.
Paralelja e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, e cila është hapur në vitin 2011, ka 89 brucosha të cilët këtë vit i kanë regjistruar studimet dhe rreth 400 studentë.
Ndërtesa e sapo ndërtuar e Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc do të hapet solemnisht deri në fund të këtij muaji.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues