Bujanoc – Paralelja e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc nxjerr të diplomuarit e parë. Sipas fjalëve të Nenad Vunjak, të enjtën më 8 tetor, tetë nxënës do të mbrojnë punimet e tyre të diplomave.
Bujanoc – Paralelja e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc nxjerr të diplomuarit e parë. Sipas fjalëve të Nenad Vunjak, të enjtën më 8 tetor, tetë nxënës do të mbrojnë punimet e tyre të diplomave.
„Profesori Alleskandar Grubor dhe unë do të kemi atë privilegj që t`i promovojm të diplomuarit e parë. Do të fillojnë me punë në ora 10, ndërsa kemi tetë studenta të cilët kanë paraqitur mbrojten e punimeve të diplomave”, tha prof.dr Nenad Vunjak.
Zoran Velinoviq, koordinator i Paraleles së Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, thotë se në këtë institucion është gjithçka gati për këtë ngjarje të madhe dhe të rëndësishme të shpalljes së ekonomistëve të parë të diplomuar.
„Tetë studentët më të mirë, më të zelleshëm dhe më këmbëngulës, të cilët studimet i kanë regjistruar në vitin 2011, kur dhe është hapur Paralelja, të enjtën do t`i mbrojnë punimet e tyre të diplomave“, ka thën Velinoviq.
Në paralelen e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc kryhen përgaditjet për këtë ditë, sepse në këtë promovim të diplomuarve të parë do të marrin pjesë shumë mysafirë dhe të ftuar.
Paralelja e Fakultetit të Suboticës, e cila është në kuadër të Universitetit të Novi Sadit, ka afër 400 studentë, ndërsa këtë vit janë regjistruar 89 brucosha.
Mësimi që nga hapja e këtij fakulteti zhvillohet në Shtëpinë e Kulturës, ndërsa së shpejti fakulteti do të fitoj edhe ndërtesën e re prej 2.350 metrave katror dhe ku janë në vazhdë përfundimet e punimeve.
Burimi: Bujanovaçke Vesti dhe Trupi Koordinues