Këshilli Britanik i ka mundësuar të gjithë të interesuarve në në gjithë botën, duke përfshirë Serbinë, të mësojnë anglisht falas në internet. Portali LearnEnglish (http://learnenglish.britishcouncil.org/) është bërë nga ekspertët më të mëdhenj të gjuhës angleze nga Mbretëria e Bashkuar.
Këshilli Britanik i ka mundësuar të gjithë të interesuarve në në gjithë botën, duke përfshirë Serbinë, të mësojnë anglisht falas në internet. Portali LearnEnglish (http://learnenglish.britishcouncil.org/) është bërë nga ekspertët më të mëdhenj të gjuhës angleze nga Mbretëria e Bashkuar. Është menduar për të gjithë ata që duan të mësojnë në mënyrë të thjeshtë, duke përdorur argëtim dhe përmbajtje interaktive, ose për të përmirësuar njohuritë ekzistuese të numrit një të gjuhës në botë.
LearnEnglish përfshin tekstet, videoklipet, materialet dëgjimore të podcastit, lojëra, përmbajtje të pasur interaktive që u mundësojnë përdoruesve të shkëmbejnë komentet, të mësojnë përmes bisedave të ndërsjellta dhe të bëhen pjesë e bashkësisë globale të mbledhur rreth anglishtes. Ka edhe ushtrime përmes të cilave vizitorët uebfaqes mund të kontrollojnë njohuritë e tyre të gramatikës, fondit të fjalëve, drejtshkrimit dhe shkathtësive të të folurit në anglisht.
Uebfaqja LearnEnglish është veçanërisht e dobishme për ata që planifikojnë të marrin disa nga çertifikatat e gjuhës angleze të njohura ndërkombëtarisht, siç janë provimet e Kembrixhit (FCE, CAE, CPE dhe të tjerët).
Interesante është segmenti i uebfaqes "You're Hired", i cili u ndihmon të rinjve për të zotëruar aftësitë gjuhësore që janë duke u testuar gjatë kërkimit të një pune, siç është një bisedë me gojë në intervistë (e cila shpesh është një praktikë shumë e shpeshtë jo vetëm e kompanive ndërkombëtare që veprojnë në Serbi , por edhe firmat vendase).
LearnEnglish mund të jetë interesant për ata që janë të kënaqur me aftësitë e tyre angleze, por duan të njihen më shumë me kulturën britanike. Vizitorët mund të mësojnë më shumë për mënyrën se si jetohet në Britani, çka dëgjohet dhe çka përdoret për ushqim, si janë realisht britanikët, pse preferojnë futbollin dhe jo basketbollin dhe pse nuk vozisin në anën e djathtë të rrugës "si gjithë bota normale".
Burimi: Këshilli Britanik dhe Trupi Koordinues