Në Vrajë, më 17 maj, do të mbahet Panairi i organizatave të shoqërisë civile të jugut të Serbisë, të cilën e organizon resurs qendra TASCO dhe qyteti i Vrajës.
Në Vrajë, më 17 maj, do të mbahet Panairi i organizatave të shoqërisë civile të jugut të Serbisë, të cilën e organizon resurs qendra TASCO dhe qyteti i Vrajës.
Panairi do të fillojë në ora 10, në hapësirat e zonës për këmbësorë, ndërsa debati publik do të mbahet në ora 13, në sallën Naçelstva (rr. Petog Kongresa 1). Organizatat e shoqërive civile nga Leskoci dhe Vraja, si edhe nga 11 komunat nga rajoni (Bujanoci, Vlladinçin Han, Surdulica, Bosilegradi, Tërgovishta, Presheva, Bojniku, Lebani, Medvegja, Vllasotinca dhe Cërna Trava), në panair do t`ia prezantojnë qytetarëve aktivitetet e tyre.
Qëllimi i mbajtjes së Panairit është promovimi i punës dhe rritja e dukshmërisë së organizatave të shoqërisë civile, si dhe bashkëpunimi i tyre dhe vendosja e bashkëpunimit të ndërsjelltë me qeverisjet lokale dhe mediat. Përveç përfaqësimit dhe shtandeve të hapura në rrugë, organizatat do të prezantojnë publikisht projektet e tyre dhe aktivitetet. Do të organizohen edhe takime me përfaqësuesit e mediave, si dhe debatet në të cilat do të marrin pjesë përfaqësuesit e vetqeverisjeve lokale, ndërsa në të cilat do të flitet mbi përfshirjen e organizatave të shoqërive civile në proceset vendimarrëse, mundësitë për përdorimin e hapësirave publike për punën e tyre dhe rreth finansimit transparent të organizatave të shoqërive civile nga buxhetet lokale dhe nacionale.
Formularin aplikues për pjesëmarrje në panair mund t`a shkarkoni në https://drive.google.com/file/d/0B5JidIrxTq9jT20yc2pNTlFPZm1ZSk5TaTVUdkRVUmwyT1Fr/view?pli=1
Në panair do të prezantohen edhe aktivitetet e Resur Qendrës, të cilat janë mbledhur në konzurcijumet të cilat i zbaton Nisma Qytetare dhe të cilat i mbështet TASCO. Qytetarët dhe organizatat që do të jenë prezente do të kenë mundësi që të njoftohen me llojin e shërbimit të cilin e ofron Resur Qendra, si dhe cilat nga shërbimet t`i zgjedhin ashtu që t`i rrisin kapacitetet e organizatave të tyre.
Burimi: Nisma Qytetare dhe Trupi Koordinues