Është rritur pagesa, janë zvogëluar humbjet dhe është ndaluar vjedhja e rrymës – këso lajme nuk kemi dëgjuar deri më tani nga „Elektrodistribucioni“, në Vranjë. Vetëm në fshatrat e Bujanocit dhe Preshevës, deri para disa muajve është zhdukur rreth dy të treta e rrymës së tranferuar. Situata tash ëshë shumë më e mirë, thonë personat kompetent.

Kontrollimet në teren dhe vendosja e shtëpizës së orë matësit për harxhim të rrymës kanë dhënë rezulatet. Zvogëlohet hymbjet në elektro rrjetin në rrethin e Pçinjës.
„Eshtë tipike që humbjet janë më të mëdha në Preshevë dhe Bujanoc, dhe në këto hapsira po punohet më shumë që të zvoglohen humbjet”, thotë Goran Nikoliq, drejtori i elektrodistribucionit në Vranjë.
Banorët e Preshevës dhe fshatrave në rrethin thonë se rregullisht e paguajn rrymën mirëpo edhe se i’u është gjendja ekonomike e vështirë.
Është më i vogël numri i sulmeve ndaj punëtorëve të „Elektrodistribucionit“. Incidentet ndodhin, mirëpo më së shpeshti verbalisht dhe shpejt zgjidhen.
“Egzistojnë përjashtime, mirëpo edhe bashkëpunimi i mirë me policinë e Vranjë, prokurorinë dhe gjykatën, ka arritur që këto raste të incidenteve të zgjidhen me ndihmën e tyre”, tha drejtori i elektrodistribucionit në Vranjë.
Pagesa për rrymë është më e mirë, më shumë 90% e banorëve paguajnë me rregull faturat për rrymë elektrike
Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues