Këshilli drejtues i elektroekonomisë së Serbisë (EPS) ka miratuar sot vendimin e reprogramit të borxheve të rrymës elektrike me të cilin u mundëson borxhlinjëve të vjetër që pagesën ta bëjnë edhe deri në 120 këste. Mundësia e re e riprogramit të ri do të jetë e mundur prej datës 15 gusht deri më 30 nëntor të këtij vitit.
Këshilli drejtues i elektroekonomisë së Serbisë (EPS) ka miratuar sot vendimin e reprogramit të borxheve të rrymës elektrike me të cilin u mundëson borxhlinjëve të vjetër që pagesën ta bëjnë edhe deri në 120 këste. Mundësia e re e riprogramit të ri do të jetë e mundur prej datës 15 gusht deri më 30 nëntor të këtij vitit.
Ky është reprogrami final dhe shansi i fundit që borxhlinjët të i zgjedhin borxhet e tyre porosisin nga kjo kompani duke shtuar se mundësia më e re e reprogramit është miratuar me iniciativën e mnistrisë së energjetikës, zhvillimit dhe mbrojtjes së mjedisit.
Me borxhin e vjetër të energjisë elektrike nënkuptojmë fakturat që kanë arritur deri më 31 maj dhe nuk janë paguar deri më 31 qershor. Borxhlinjët të cilët vendosin që 60% ta paguajnë përnjëherë,40%e borxhit të tij do të shlyhet.Borxhet e vjetra mundet që varësisht prej sasisë së borxhit që të i paguajnë prej 12 kësteve e deri në 120 këste.
Me reprogramin deri në 60 këste nënkuptojmë zbritjen e pjesës së borxhit i cili sillet prej 15 deri në 30 %. Pjesa e borxhit në afat prej 60 deri në 120 këste nuk përfshin edhe lirimin e borxhit. Gjatë reprogramit nuk llogaritet kamata në sasinë e borxhit të reprogramit.
Që borxhliu të nënshkruaj kontratën mbi reprogramin duhet që të iu drejtohet distribucionit lokal, ku kushti i parë është që ta paguaj borxhin e rrymës për muajin qershor. Kontratën në fjalë mund ta bëjnë të gjith borxhlinjët duke llogaritur edhe ata që janë të paditur në gjygj apo edhe ata të cilët kanë qenë të detyruar të paguajn rrymën, por me kusht që shoqëris afariste për distribucion të i kompenzojnë harxhimet e procesit.
Të gjithë borxhlinjtë që më herët kanë nënshkruar kontrata të reprogramit, në qoftë se dëshirojnë mund të iu lajmërohen elektrodistribucionit që marrëveshja të iu përshtatet kushteve të larjes së borxhit.
Në rast se konsumuesi nuk i paguan dy këste radhazi edhe pas tërheqjes së vërejtjes ndaj tijë, atëher kontrata mbi reprogramin do të ndërpritet dhe i tërë borxhi të llogaritet me kamatë. Kontrata do të përmbushë edhe vendimin me të cilin blerësit gjegjësisht borxhliut do të i bëhet me dije se me nënshkrimin e kontratës pranon sasinë totale të borxhit të vjetër, dhe në rast të ndërprerjes së kontratës nuk do të ketë kontest të vjetërsisë së lëndës.
BURIMI: Tanjug