Medvegjë, Nish – Në sallën çair në Nish, në praninë e shumë mysafirëve dhe të ftuarve, u hap Panairi i 19-të i Turizmit dhe Pushimeve Aktive. Në hapje morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Turizmit, kryeshefja e Rrehit Administrativ të Nishavës…
Medvegjë, Nish – Në sallën çair në Nish, në praninë e shumë mysafirëve dhe të ftuarve, u hap Panairi i 19-të i Turizmit dhe Pushimeve Aktive. Në hapje morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Turizmit, kryeshefja e Rrehit Administrativ të Nishavës dhe kryetari i qytetit të Nishit, si dhe përfaqësues të më shumë se 130 organizatave turistike, agjencive dhe operatorëve turistikë nga Serbia, Republika Srpska, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria.
Përveç pushimeve aktive si temë e Panairit, këtë vit kushtohet theks të veçant edhe ofertave gastronomike dhe të verës, e cila kryesisht i referohet prezantimit dhe provës së ekspozuesve të kuzhinës tipike lokale.
Oferta turistike e komunës së Medvegjës, në Panairin e 19-të Turizmit dhe Pushimeve Aktive në Nish, u prezantuan nga Ljubisha Ristiq, drejtor i Organizatës Turistike të Medvegjës, Milosh Filipoviq, referent për turizëm, Milan Stevanoviq, referent për markenting në Organizatën Turistike të Medvegjës, Nadica Popoviq, punëtore në Qendrën Informative Turistike në Banjë të Sijarinë dhe Milan Radosavleviq, shefi i hotelerisë në Spitalin Special për Rehabilitim "Gejzer" në Banjë të Sijarinës.
Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues