Leskoc – Në Odën Rajonale Ekonomike të Rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës – të Odës Ekonomike të Serbisë, është nënshkruar Marrëveshja mbi Bashkëpunimin Afaristo-Teknik në mes Odës, qytetit të Leskocit dhe pesë komunave të Rrethit të Jabllanicës.
Leskoc – Në Odën Rajonale Ekonomike të Rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës – të Odës Ekonomike të Serbisë, është nënshkruar Marrëveshja mbi Bashkëpunimin Afaristo-Teknik në mes Odës, qytetit të Leskocit dhe pesë komunave të Rrethit të Jabllanicës.
Me këtë marrëveshje është dakorduar bashkëpunimi në arritjen e kushteve sa më të mira për biznesin e sipërmarrësve, në përpilimin dhe realizimin e projekteve, organizimin e seminarëve, trajnimin për shoqëritë ekonomike dhe amviseritë bujqësore.
Nënshkrimi i Marrëveshjes mbi Bashkëpunimin Afaristo-Teknik ka për qëllim intenzitetin e bashkëpunimit me vetqeverisjet lokale, zgjidhjen e përbashkët të problemit të sipërmarrësve nga jugu i Serbisë, por edhe tërheqjen e investimeve të reja dhe zhvillimin e Rrethit të Jabllanicës, përmes bashkëpunimit të ndërsjelltë, tha Goran Joviq, drejtor i Odës Ekonomike të Leskocit.
Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, ka theksuar se bashkëpunimi i deritanishëm me Odën Ekonomike Rajonale të Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës ka qenë në nivelin e dukshëm dhe theksoi se ekonomia është prioritet për këtë komunë.
„Kemi disa investitorë potencial dhe gjithmonë në Odën Ekonomike kemi pasur partner të mirë dhe korrekt, i cili gjithnjë ka qenë këtu të na gjindet si ndërmjetësues dhe në interes të qytetarëve tonë“, tha Arsiq.
Oda Ekonomike Rajonale e Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës ka qenë e para në Serbi e cila ka nënshkruar Marrëveshje mbi Bashkëpunimin Afaristo-Teknik, me qytetin dhe komunat në këtë rreth.
Me miratimin e Ligjit mbi Odat Ekonomike është vendosur mekanizëm i ri i komunikimit të Odës Ekonomike të Serbisë, si asociacione të cilat përfaqësojnë interesat e ekonomisë për qëllim të definimit të masave të politikës ekonomike, dhënien e mendimeve ekonomike në propozimet e vendimeve të organeve të vetqeverisjes lokale dhe harmonizimin e interesave të ndërsjellta të rretheve të sipërmarrësve.
Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues