NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE NGA MEDVEGJA PËRMES KUIZIT KANË TREGUAR NJOHJE TË MIRË PËR ATDHEUN E TYRE

  • In Lajme
  • 13. May 2019.
  • 19 Views
NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE NGA MEDVEGJA PËRMES KUIZIT KANË TREGUAR NJOHJE TË MIRË PËR ATDHEUN E TYRE

Medvegjë – Nën sponsorizimin e pushtetit lokal, me mbështetjen e Klubit të Gazetarëve Ekonomik dhe Klasterit të Ëellness Shëndetësore dhe SPA turizmit në Serbi, në shkollën fillore "Gornja Jabllanica" është organizuar kuiz për studentët nga 4 deri në klasën e 8, të cilët treguan se njohin në mënyrë të shkëlqyer atdheun e tyre.

Pjesëmarrësit e kuzit ishin të ndarë në disa ekipe dhe kanë pasur për detyrë që t`i përgjigjen 50 pyetjeve, përveç njohuritë të nevojshme, një numër të madh të pikëve fëmijët i kanë marrë duke u përgjigjur me zgjuarsi dhe shpejtësinë.

Drejtoresha e shkollës Slavica Gjoniq nuk ka fshehur kënaqësinë e saj që nxënësit e saj demonstruar njohuri, duke theksuar se ky kuiz tregoj  cilësinë e punës në shkollën e tyre.

"Fëmijët gjatë përgatitjeve për këtë ngjarje kanë mësuar shumë rreth qytetit dhe trashëgimisë së pasur romake të këtij rajoni. Ata janë gjithmonë të gatshëm për sfida, dhe ky kuiz ka treguar se si në shkollën tuaj puhohet në mënyrë kualitative”, tha drejtoresha.

Miljka Bogiqeviq nga klubi i gazetarëve ekonomik ka thënë se fëmijët nga komuna treguan njohuri të jashtëzakonshme në kuiz dhe se mbi atdheun e tyre i kanë ditur pothuajse të gjitha dhe në të njëjtën kohë ishin mjaft të njohur me trashëgiminë e pasur të këtij rajoni nga periudha romake.

Pjesëmarrësit e kuizit kanë fituar shpërblime të cilat i ka dorëzuar kryetari i komunës së Medvegjës Nebojsha Arsiq, i cili me këtë rast përsëriti se ai vazhdimisht thekson pasuri natyrore dhe kulturore të Gornja Jabllanicës, por duke vënë në dukje se më e madhja pasuri e Medvegje  janë njerëz.

"Studentët tonë të nderuar, rrespektuar dhe të zgjuar , sot treguan se sa janë me vlerë. Ata janë në fakt e ardhmja jonë dhe motori i zhvillimit të mëtejshëm, "përfundoi Arsiq.

Qëllimi i këtij programi edukativo-arsimor është promovimi i potencialeve turistike të komunës së Medvegjës dhe të Banjës së Sijarinës, duke përgatitur nxënësit në mënyrë që përmes kuizit të dijes të mësojnë dhe të njihen rreth potencialeve turistike të zonës së tyre, mundësive që ato ofrojnë dhe profesioneve që mund të arrihen

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака