NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE NË “VRAP PËR FËMIJËRI MË TË GËZUAR”

  • In Lajme
  • 23. October 2017.
  • 17 Views
NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE NË “VRAP PËR FËMIJËRI MË TË GËZUAR”

Bujanoc – “Vrapi tradicional për fëmijëri më të gëzuar”, i cili organizohet nga Kryqi i Kuq i Bujanocit, është mbajtur në stadiumin e qytetit në Bujanoc. Si edhe viteve të mëhershme, ky organizim humanitar është ka grumbulluar më shumë se 200 pjesëmarrës të shkollës fillore “Branko Radiçeviq”.

„Pjesëmarrja në këtë garë tek fimijët nxisin humanitetin dhe tolerancën, ndërsa njëkohësisht promovojnë edhe mënyrën e shëndetshme të jetës”, tha pedagogja e shkollës Natalia Stankoviq.

Djemët dhe vajzat, nxënësit e klasave të ndryshme të kësaj shkollre, kanë ndarë nga 50 dinarë për kuponin i cili do t`ia mundësoj pjesëmarrjen në garë, për qëllim të grumbullimit të ndihmave humanitare për fëmijë me gjendje të vështirë materiale.

„Arsyeja më e rëndësishme mbajtjes së “Vrapit për fëmijëri më të lumtur” është grumbullimi i mjeteve për fëmijë të cilëve ndihma i nevojitet shumë. Nxënësit kanë blerë kuponat me çmim simbolik prej 50 dinarëve dhe kështu direkt kanë ndihmuar shokëve të tyre, duke u shoqëruar dhe rikrujuar bukur”, shtoi Stankoviq.

Distanca e shtegut është varur nga mosha e nxënësve, ndërsa fëmijët përveç shokëve shkollore dhe arsimtarëve, i kanë përkrahur edhe një numër i madh i prindërve.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака