Bujanoc – Beograd – "Për një mjedis të pastër" ishte motoja e aksionit të realizuar nga nxënësit e dy shkollave të mesme në Bujanovc, "Sveti Sava" dhe "Sezai Suroi", së bashku me mësimdhënësit e tyre.

Ata mblodhën mbeturinat nga rrugët e qytetit, si pjesë e Ditës ndërkombëtare të mjedisit, me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit:
"Sepse me ndotjen e tokës, ujit dhe ajrit, ekosistemet dhe habitatet dëmtohen dhe kafshët dhe bimët gradualisht po shkatërrohen", theksoi profesori i biologjisë Hamdi Kamberi.
"Pa një mjedis të pastër, ne nuk mund të kemi një jetë të shëndetshme," thanë nxënësit Blendina Hyseni dhe Stefan Stoshiq, të cilët u bënë thirrje qytetarëve të mbrojnë mjedisin dhe të mos hedhin mbeturina.
Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues