Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, sëbashku me Komisionerin e Lartë për pakica të OSBE-së, Knut Volebekun, me kryetarin e komunës Nagip Arifin dhe dekanin e Fakultetit ekonomik të Suboticës, Nenad Vunjakun, do të vizitojnë lokacionin në Bujanoc në të cilin do të duhet të ndërtohet objekti i Fakultetit ekonomik.
Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, sëbashku me Komisionerin e Lartë për pakica të OSBE-së, Knut Volebekun, me kryetarin e komunës Nagip Arifin dhe dekanin e Fakultetit ekonomik të Suboticës, Nenad Vunjakun, do të vizitojnë lokacionin në Bujanoc në të cilin do të duhet të ndërtohet objekti i Fakultetit ekonomik. Në ndërtesën e re do të duhet të zhvendoset edhe paralelja e Fakultetit ekonomik të Suboticës, nga hapësirat e tanishme të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc.
“Ashtu edhe siç kemi premtuar do të përfundojmë ndërtimin e objektit të Fakultetit ekonomik në Bujanoc” tha Stankoviq dhe theksoi se ky projekt është i një rëndësie të jashtëzakonshme sepse kjo është edhe një mënyrë e zgjedhjes së çështjes së arsimimit të komunitetit shqiptar, çka njëherit është edhe një nga prioritetet e punës së Trupit Koordinues.
„Integrimi i këtij komunitetit në jetën shoqërore është i një rëndësie të madhe për jugun e Sërbisë, por edhe për të gjithë ne, të cilët po mundohemi që edhe në këto kushtë të vështira ekonomike për shtetin tonë, të inkurajojmë jetën e qytetarëve të këtyre tri komunave“ , tha Stankoviq.
Stankoviq spjegoi që obligim i komunës ka qenë të caktojë lokacionin, edhe e ka bërë atë. „ Ndërtesa e re do të ndërtohet përballë Shtëpisë së Shëndetit. Sipas vlerësimeve tona ndërtimi do të duhet të fillojë në pranverë të këtij viti, a sa i përket pamjes dhe funksionalitetit gjithçka do të bëhet në bazë të Rregullores për akreditim“ ka thënë Stankoviq.