Seanca e rregulltë e presidencës së Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të mbahet sot në ora 13:00 në Bujanoc. Në seancë në mes të tjerëve do të marrë pjesë edhe kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, kryetarët e komunave, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilët njëherit janë edhe nënkryetarë të këtij organi. Në seancë do të diskutohet për raportin mbi punën në vitin 2012 dhe për aktivitetet e planifikuara për këtë vit.
Seanca e rregulltë e presidencës së Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të mbahet sot në ora 13:00 në Bujanoc.
Në seancë në mes të tjerëve do të marrë pjesë edhe kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, kryetarët e komunave, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilët njëherit janë edhe nënkryetarë të këtij organi. Në seancë do të diskutohet për raportin mbi punën në vitin 2012 dhe për aktivitetet e planifikuara për këtë vit.
Seanca është caktuar më herët dhe do të jetë praktikë e re e punës së Trupit Koordinues që edhe në të ardhmen do të mbahet në njërën nga këto tri komunat.