NJOFTIM PËR MEDIA – 05.12.2012.

  • In Lajme
  • 5. December 2012.
  • 15 Views

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq ka mbajtur një takim pune me koordinatorin e përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Sërbi, William Infante. Gjatë këtij takimi kryetari i Trupit Koordinues e ka njoftuar Infanten me projektet, të cilët Trupi Koordinues i ka realizuar deri tash, siq janë: ndërtimi i objektit të fakultetit Ekonomik  në Bujanoc, ndarjen e 231 bursave për nxënësit e shkollave të mesme, fillimi i Shkollës së gjuhës serbe, në të cilën marrin pjesë 305 pjesëmarrës dhe ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në shumë prej 40 milionë dinarë.

Stankoviq poashtu theksoi se prioritet i Trupit Koordinues është zgjidhja e problemeve ekonomike dhe papunësisë në Jugun e Sërbisë, dhe ka bërë të ditur se vitin e ardhshëm punues, Trupi Koordinues do të fillojë me ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në shumë prej prej 60 milionë dinarësh, me punësimin e njerëzve të rinjë në zyret e Trupit Koordinues në Preshevë dhe Bujanoc dhe organizimit të panaireve përmes të cilëve këto tri komuna do të tregojnë se çka mund të ofrojnë me qëllim që t'i  tërheqin investitorët.

Duke iu referuar vizitës dy ditore në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Stankoviq theksoi se është pritu shumë mirë dhe ka ftuar koordinatorin e përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Sërbi që sëbashku të punojnë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe prosperitetit ekonomik.

Koordinatori i Kombeve të Bashkuara në Sërbi, William Infante ka përkrahur pikëpamjen e kryetarit të Trupit Koordinues që sëbashku të punojnë në ndërtimin e kapaciteteve dhe zhvillimin e këtyre tri komunave dhe ka shprehur gatishmërinë që të investojnë mund dhe mjete në mënyrë që të rrisin punësimin dhe zhvillimin ekonomik. Infante ka theksuar se këto iniciativa janë kyçe për t'u siguruar një jetë e sigurtë, stabile dhe e suksesshme për të gjithë banorët e Jugut të Sërbisë.

Погледајте још

Најновије

Архива чланака