Bujanoc-Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc mori pajisje mbrojtëse në vlerë prej 250,000 dinarë, të cilat iu dhuruan asaj nga kompania e transportit “Euro Lider” nga fshati Zhbevac.

Paketa e ndihmës e siguruar nga kjo kompani përmban 500 maska mbrojtëse, 1800 palë doreza, 2000 nallëne dhe më shumë se 1000 kapele mbrojtëse, tha Sasha Arsiq, tekniku kryesor në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë në Bujanoc.
Përveç të gjithë të punësuarve, drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit Dr. Lella Jovanoviq, shef i Shërbimit të ndihmës së shpejtë Dr. Dejan Stojanoviq, tekniku kryesor Sasha Arsiq dhe Dr. Nebojsha Krstiq, mjek në SHNSH cili kishte përdorur autoritetin e tij dhe lidhjet personale për të ndihmuar në sigurimin e donacionit, shprehu publikisht mirënjohjen e tyre për kompaninë në fjalë për gjestin njerëzor dhe ndihmën e nevojshme.
“Donacioni erdhi në kohën e duhur.Faleminderit përfaqësuesve të kompanisë që nuk harruan që shërbimi ynë ndihmoi dhe plotësoi nevojat e banorëve të fshatit Zhbevac”, tha nga Shtëpia e Shëndetit.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues