NGA 1 KORRIKU PËR PUSHIMI I LINDJES DO T`I PAGUHET DIREKT NËNAVE QË SAPO LINDIN

  • In Lajme
  • 1. March 2018.
  • 12 Views
NGA 1 KORRIKU PËR PUSHIMI I LINDJES DO T`I PAGUHET DIREKT NËNAVE QË SAPO LINDIN

Beograd – Ministri i punës, punësimit dhe çështjeve veteran dhe sociale, Zoran Gjorgjeviq, ka deklaruar se nga 1 korriku, pagesa për pushim të lindjes do të paguhet direkt nënave që sapo lindin, ndërsa jo punëdhënësve të tyre, siç ka qenë deri më tani.

Ministri ka sqaruar se kjo dispozitë e Ligjit mbi Përkrahjen Financiare Familjeve me Fëmijë është miratuar në mënyrë që të menjanohen keqpërdorimet e punëdhënësve me kompenzimet e lehonisë.

“Kemi vërejtur që punëdhënësit më herët kanë keqpërdorur kompensimet e lehonisë për pushim, sepse ne ato ua kemi paguar, ndërsa ata duke i vonuar shumë ua kanë paguar nënave që kanë lindur dhe kështu këto nëna kanë qenë shumë të pa kënaqura”, tha Gjorgjeviq në GAK “Frontin Kombëtar”, në fillim të fazës së dytë të projektit “Foshnje, mirë së ke ardhur në botë”.

Ministri theksoi sipas Ligjit të ri, prej 1 korrikut kompensimi i lehonisë do të paguhet në vlerë prej 100.000 dinarëve për fëmijën e parë, i cili deri më tani ka qenë 39.504 dinarë dhe kjo shumë paguhet për njëherë. Ai rikujtoi se vlera e kompensimi për fëmijën e dytë do të jetë 154.000 dinarë, ndërsa për fëmijën e tretë 278.000 dinarë, ndërsa për të katërtin 370.000 dinarë dhe këto paguhen në 24 këste.

Lingji mbi Përkrahjen Financiare për Familjet me Fëmijë është miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, kështu duke hyrë në fuqi prej 1 janarit dhe zbatimi i tij do të filloj më 1 korrik.

Burimi: Ritam dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака