Tribuna dedikuar problemeve në komunën e Bujanocit të cilat i përkasin nevojave kulturore të të rinjëve është mbajtur të martën më 9 shkurtë. Tribina është organizuar në suaza të projektit ,,Promovimi i nevojave kulturore dhe tolerancës në mes të rinjëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”. Projekti realizohet nga Organizata Joqeveritare ,,Qendra për Demokraci dhe zhvillim të Serbisë jugore” me mjetet e fituara në konkursin e shpallur nga ana e Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Pjesëmarrës në tribunë kanë qenë të rinjë Shqipëtarë, Serbë dhe Romë, përfaqësues të komunës së Bujanocit, drejtori i shkollës së mesme ,,Sveti Sava” dhe drejtoresha e shkollës fillore ,,Branko Radiqeviq”, profesorë dhe përfaqësues të sektorit civil. Ata së bashku kanë ardhur në purfundim se në Bujanoc ka të rinjë dhe fëmijë mjaftë të talentuar, mirëpo kjo rini ka nevojë për kurajo për realizimin e ideve. Përfunduan se aktivitete kulturore dhe sportive ka shumë pakë dhe se me ndihmën e të rriturve dhe shkollave është e patjetërsueshme të organizohen aktivitete kulturoore dhe sportive në të cilat së bashku do të merrnin pjesë Shqipëtarët, Serbët dhe Romët.