Që nga janari i vitit 2018, organizata Astra, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, po implementon fazën e tretë të projektit rajonal BAN III − The Balkans ACT (Against Crime of Trafficking) Noë!, në kuadër të t ëcilit shpallë ftesë për dorëzimin e propozim projekteve për ndarjen mjeteve të llojit të nëngranteve.

Për këtë qëllim, Astra fton OShC-të e interesuara të paraqesin propozimet e projekteve në lidhje me sistemin e parandalimit dhe luftimit të trafikimit të qënieve njerëzore në një nga dy pjesët e mëposhtme tematike:
– Lista dhe analiza e shërbimeve të kujdesit shoqëror të disponueshëm në komunitetet lokale
– Hartimi dhe analizimi i bashkëpunimit të institucioneve shtetërore në komunitetet lokale
Parashihet që shuma totale prej 10,000 EUR do të ndahet për organizatat e shoqërisë civile në territorin e Republikës së Serbisë, ndërsa shuma e fondeve që mund të aprovohen për projekte individuale do të shkojë deri në maksimum 2.500 EUR. Fillimi i planifikuar i realizimit të aktiviteteve të projektit është shtatori 2019, ndërsa afati kohor i zbatimit të projektit është maksimumi 4 muaj.
Aplikantët duhet të paraqesin propozimin e tyre dhe dokumentacionin e kërkuar në astra@astra.rs, me objekt: "BAN III: Application_ (emri i organizatës)", më së voni deri më 2 shtator 2019.
Informacioni shtesë i thirrjeve dhe formularët mbështetës janë në dispozicion në https://www.astra.rs/public-call-to-report-project-project-for-the-funding-project-ban-iii/
Burimi: www.astra.rs dhe Trupi Koordinues