Bujanoc – Adhuruesit e xhaz muzikës kanë pasur mundësi që të hënën, më 30 prill, në atmosferë të mirë muzikore të festojnë Ditën Ndërkombëtare të Xhazit.
Bujanoc – Adhuruesit e xhaz muzikës kanë pasur mundësi që të hënën, më 30 prill, në atmosferë të mirë muzikore të festojnë Ditën Ndërkombëtare të Xhazit.
Me këtë rast në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc është shfaqur koncert në të cilin kanë marrë pjesë bendi humanitar “Kolege” nga Nishi.
Ky koncert është mbajtur nën sponzorizimin e Festivalit të Xhazit Nishvill.
Festivali Ndërkombëtar i 35-ti “Nishvill 2018”, do të mbahet prej 3 deri 12 gusht, ndërsa programi kryesor i festivalit do të shfaqet prej 9 deri 12 gusht, në Kalanë e Nishit.
Siç është theksuar në ueb faqen e festivalit, këtë vit një numër record prej 1000 pjesëmarrësve do të shfaqin 250 programe në 20 bina dhe skena.
Në festivalin e xhazit Nishvill në mënyrë tradicionale do të performojnë edhe bandi bujanocas “Të huajt nga jugu”.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues