Bujanoc – Në listën e 188 ndërmarrjeve në falimentim janë edhe 14 stacione veterinarike të Serbisë. Drejtori i Stacionit të Veterinarisë në Bujanoc, Miodrag Millkoviq ka deklaruar se në Serbi do të mbeten vetëm dy stacione, ajo në Bujanoc dhe Leban.

Sipas tij, falimentimi i 14 stacioneve veterinarike “është goditja e fundit kundrejt shërbimit veterinarik dhe misionit të shpërndarjes së shërbimit”.
Ai paralajmron se “egziston rrezik serioz i mungesës së kontrolleve të kafshëve, mishit dhe prodhimeve të mishim.
„Gjendja në të gjitha stacionet veterinarike në Serbi është kaostike. Stacionet private nuk mund t’i mbulojnë të gjitha punët me të cilat janë marrë këto të cilat kanë shkuar në falimentim“, thotë Millkoviq duke shtuar „brengën se askush nuk mirret me këtë problem“.
Është interesante se stacion veterinarik ska as në Kurshumli, Novi Pazar dhe as në vendet tjera të cilat gjenden në Kosovë dhe Metohi. Për këtë arsye, rruga e tregëtisë së kafshëve, mishit dhe prodhimeve të mishit nga Kosova dhe Metohia të çon përmes këtyre hapësira të cilat i mbulon Stacioni Veterinarik në Bujanoc, por edhe përmes Novi Pazarit.
Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues