NË PRITJE TË RIPARIMIT TË URËS NË MEDVEGJË

  • In Lajme
  • 12. November 2015.
  • 15 Views
NË PRITJE TË RIPARIMIT TË URËS NË MEDVEGJË

Medvegjë – Problemet me urën e vjetër të hekurudhës në Medvegjë janë shfaqur një vit pas rekonstruktuimit të saj. Përshkak të gropave të cilat janë paraqitur në të, para një jave autobusët nuk qarkullojnë, ndërsa udhërtarët në këmbë e kalojnë.

Medvegjë – Problemet me urën e vjetër të hekurudhës në Medvegjë janë shfaqur një vit pas rekonstruktuimit të saj. Përshkak të gropave të cilat janë paraqitur në të, para një jave autobusët nuk qarkullojnë, ndërsa udhërtarët në këmbë e kalojnë.

Udhëtarët hecin rreth 300 metra prej Shtëpisë së Kulturës, e cila ndodhet në qendër të Medvegjës, deri tek autobusi tjetër për transport, sepse nuk ka stacion më të afërt. Edhepse ndalesa zyrtare nuk është dhënë, përmes urës e cila për gjashtë dekada lidh komunën e Krushevcit me komunën e Tërstenikut, autobusët përshkak të sigurisë nuk kaojnë prej kur janë lajmëruar gropat.

Për më pak se një vit komunikacioni për autobusa përmes urës në Medvegjë për herë të dytë është ndaluar përshkak të rekonstruktuimeve të cilat nuk kanë sjellur zgjidhje afatgjate.

Goran Petroviq, drejtor teknik i Direkcionit për Planifikim dhe Ndërtim në Tërstenik, thotë se ura në Medvegjë është e treat për nga rëndësia dhe frekuentimi në këtë komunë, ndërsa për këtë sepse ndodhet në rrugët e rendit të dytë shtetëror për të kujdeset KP “Putevi Serbije”.

„Në ditë, sipas disa vlerësimeve, kalojnë prej pesë deri 10.000 vetura, shumë më shumë se se sa është projektuar të bartë kur është ndërtuar. Plasaritjet të cilat janë lajmëruar sëshpejti do të riparohen. Mirëpo, me fillimin e ngricave dhe borës së parë, përsëri do të kemi problem të cilin e kemi tani. Thjeshtë, kjo urë e ka bërë të vetën dhe është i nevojshëm ndërtimi i urës së re“, thotë Petroviq.

Nga NP “Putevi Serbije”, e cila është kompetente për këtë urë, ende nuk ka përgjigje kur Medvegja do të fitoj urën e premtuar nga betony, si dhe çështjen se si është e mundur që me sinjalistimin i cili është vendosur një vit më parë, kalimi përmes urës të jet i ndaluar për automjetet më të rënda se 3,5 tonë, ndërsa është i lejuar për autobusët e rëndë 11 tonë.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака