Në Preshevë është hapur Qendra kolektive për pranimin e emigrantëve në objektin e renovuar të Kompanisë për Përpunimin e Duhanit. Emigrantët që do të arrijnë këtu mund të marrin ushqim, ndihmë mjekësore, akomodim, si dhe të shfrytëzojnë hapësirën e dedikuar për nëna me fëmijë.
Në Preshevë është hapur Qendra kolektive për pranimin e emigrantëve në objektin e renovuar të Kompanisë për Përpunimin e Duhanit. Emigrantët që do të arrijnë këtu mund të marrin ushqim, ndihmë mjekësore, akomodim, si dhe të shfrytëzojnë hapësirën e dedikuar për nëna me fëmijë.
Njëkohësisht, emigrantët në këtë Qendër do të mund të marrin dokumentet e duhura në procedurë të shpejtë.
Qendrën e kanë hapur ministri për punë, punësim dhe për çështje sociale dhe veterane, Aleksandar Vulin dhe shefi i Përfaqësuesit të komesarit të lartë të KB për refugjatë në Serbi, Hans Frirdih Shoder, në prani të shumë përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe kryetarit të Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq.
Ministri Vulin, njëherit edhe kryetar i grupit punues për zgjidhjen e problemit të fluksit të përzier të emigrantëve, ka thënë se me hapjen e kësaj qendreje, Serbia ka treguar se është shtet serioz.
“Ne sillemi si shtet i organizuar. Ky vend ka kujdes për çdo qenie njerëzore e cila ndodhet në territorin e saj. Është pak e rëndësishme se për çka është këtu, por ne jemi këtu që gjithkujt t`i sigurojmë kujdesin medicinal, ushqim, ujë“, ka thënë Vulin.
Në Qendër përveç pikave për pranim dhe ofrim të ndihmës për emigrantët, është hapur edhe hapësira e cila është renovuar tërësisht dhe hapësira e klimatizuar për nënat me fëmijë.
Shefi i Përfaqësuesit të Komesarit të Lartë të KB për emigrant, Shoder, është i kënaqur me rastin e hapjes së Qendrës dhe ka njoftuar se UNHCR-ja edhe më tej do ta ndihmojë Serbinë.
“Me këtë do të krijojmë kushte më të mira për procedurimin e kërkesave të tyre, për akomodim dhe ofrim të ndihmës së parë për emigrantët të cilët ecin në këmbë me ditë të tëra në rrugë të mundimshme”, ka thënë Shoder.
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka vlerësuar se shteti, populli dhe institucionet e ndryshme kanë ndihmuar emigrantët dhe se hapja e Qendrës është rëndësishme në mënyrë që të gjithë emigrantët të jenë në një vend dhe ku do t’i kenë kushtet e duhura.
“Në Qendër do të vijnë të gjithë ata dhe se më nuk do të jenë nëpër rrugë, oborre, trotoare dhe restaurane. Faleminderojmë të gjithë ata të cilët kanë ndihmuar që të arrihet deri tek hapja e kësaj qendreje”, ka theksuar Mustafa
Sipas të dhënave të Kryqit të Kuq në Preshevë, ditëve të fundit çdo ditë arrijnë në këtë vend në afër 800 dhe 1000 emigrantë.
Burimi: B92 dhe Trupi Koordinues