Preshevë – Komuna e Preshevës ka konfirmuar Projektin Urban për ndërtimin e kompleksit sportiv të Stadium Preshevë në shtrirjen midis rrugëve Salvador Allende dhe Qemal Shehu.
Preshevë – Komuna e Preshevës ka konfirmuar Projektin Urban për ndërtimin e kompleksit sportiv të Stadium Preshevë në shtrirjen midis rrugëve Salvador Allende dhe Qemal Shehu.
Kompleksi i planifikuar sportiv është i llojit të hapur – hapësirë me fusha të hapura sportive. Projekti parashikon ndërtimin e një tribune në anën më të gjatë të fushës kryesore të futbollit, e cila përveç një vendi për vizitorët, do të ketë edhe pjesën VIP, si dhe një kënd për median. Afër tyre do të ketë edhe tribuna të vogla.
Në katin e parë të ndërtesës do të ketë zhveshtore me ambiente sanitare, zyra, dhoma për trajnerë, salla për menaxhimin e klubit, një bar të vogël kafeje, hapësirë për rekvizita dhe dhoma ndihmëse, ndërsa në nënkulm të ndërtesës së re do të ketë hapësira që mund t`i ndryshohet qëllimi i shfrytëzimit.
Sipas projektit, terrenet tjera në kompleks janë një fushë më e vogël futbolli, fusha basketbollit, volejbolli tdhe fusha tenisit, me tribunat e tyre.
Investitori i projektit është Komuna e Preshevës, ndërsa projektuesi është Kapitel Arhitekti nga Nishi.
Burimi: E-kapija dhe Trupi Koordinues