NË MEDVEGJË KA FILLUAR TRAJNIMI NË PROJEKTIN “VET MJESHTËR I UEB-IT”

  • In Lajme
  • 2. March 2018.
  • 23 Views
NË MEDVEGJË KA FILLUAR TRAJNIMI NË PROJEKTIN “VET MJESHTËR I UEB-IT”

Medvegjë – Komuna e Medvegjës, përmes ndihmës financiare të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Republikës së Serbisë, realizon projektin “Vet mjeshtër i UEB-it”.

Medvegjë – Komuna e Medvegjës, përmes ndihmës financiare të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Republikës së Serbisë, realizon projektin “Vet mjeshtër i UEB-it”.

Në trajnimin e parë të gjithë kandidatët e projektit i ka përshëndetur kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, duke iu dëshiruar realizimin e trajnimeve të planifikuara.

Të rinjët do ta ndjekin trajnimin për vendosjen dhe mbajtjen e internet prezantimit të aplikacionit “JOOMLA”, si edhe trajnimin për përpilimin e uebfaqes së Zyrës për të Rinj.

Në plan të aktiviteteve të Zyrës për të Rinj të komunës së Medvegjës në përiudhën e ardhshme janë këto trajnime:

1. “Bëhu sipërmarrës privat”, i cili realizohet përmes kësaj punëtorie: Si të themeloni kompani dhe të filloni biznes personal; Buxheti dhe ndërtimi i biznes planit dhe shkrimi i projektit;

2.  “Menaxhimi i karierës” me punëtorinë rreth asaj se si të shkruhet biografia e punës, letra motivuese dhe rekomanduese;

3. Trajnimi “Agro-biznesi, biznesi më i mirë” përmes punëtorisë: Masat bashkëkohore në bujqësi dhe brendim, marketing dhe plasma;”

4. Tribuna „Stilet e shëndetshme dhe preventimi i keqpërdorimit të narkotikëve dhe alkoolit”.

Trajnimet do të mbahen në Info Qendrën për të Rinj, e cila gjendet në ndërtesën e Qendrës Kulturore të komunës së Medvegjës.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака