Medvegjë – Në sheshin kryesor në Medvegjë u mbajt manifestimi tradicional "Rruga e vullnetit të mirë". Nxënësit e shkollës fillore "Gornja Jablanica" dhe fëmijët e institucionit parashkollor "Mladost" nga Medvegja organizuan një ekspozitë shitëse të punimeve të tyre të punuar me dorë, nga të cilat të gjitha të ardhurat u dërguan familjes tre fëmijët e të cilëve ndjekin shkollën "Gornja Jablanica".

Rruga e vullnetit të mirë u vizitua edhe nga përfaqësuesit e administratës komunale të Medvegjës, të kryesuar nga kryetari Nebojsha Arsiq, Goran Ivanoviq, nënkryetari i komunës dhe Svetllana Todoroviq, kryeshefe e administratës komunale.
Gjithashtu të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe përfaqësues të bashkisë bullgare të Kozloduy, me të cilën komuna e Medvegjës merr pjesë në projektin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA.
Anëtarët e Shoqatës Kulturore dhe Artistike "Vez" nga Medvegja organizuan një program të shkurtër kulturor dhe artistik për mysafirët nga Bullgaria, përfaqësuesit e administratës komunale dhe qytetarët e mbledhur.
Burimi: Dnevnik Juga dhe Trupi Koordinues